Për reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, kjo periudhë ka qenë e mbushur me punë dhe me netë pa gjumë.
Vetëm para dy ditësh ai rrëfeu se mezi po priste të publikonte dy albumet e tij, në mënyrë që të kalonte kohë me familjen.
Së fundmi, përmes një postimi në profilin e tij të Instagramit, reperi ka dhënë lajmin se njëri prej albumeve të tij më në fund është finalizuar. Ai ka falenderuar fansat për pritjen dhe po ashtu nga emocioni i madh për këtë sukses, është shprehur se ka qarë teksa postonte lajmin.
“Albumi im i parë!!!! Dua të ju falënderoj të gjithëve që pritët!!!! Po qaj teksa po e postoj këtë!!! “GASHI” 2019″, ka shkruar reperi.