Luftë të pasmesh: Fotoja e vitheve të dy zonjave të para bëhet hit në internet (FOTO) – AlpeGossip
Luftë të pasmesh: Fotoja e vitheve të dy zonjave të para bëhet hit në internet (FOTO)

Luftë të pasmesh: Fotoja e vitheve të dy zonjave të para bëhet hit në internet (FOTO)

Çifti presidencial i Francës prej disa ditësh është i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë me rastin e festimeve për 250-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Francë. Gjatë këtyre ditëve përveç aktiviteteve të shumta që janë organizuar, janë komentuar shumë edhe stili i veshjes së dy zonjave të para, Melania Trump dhe Brigitte.

Në çdo takim mes tyre dy zonjat e para janë shfaqur të kuruara deri në detaj dhe me një stil të veçantë. Pavarësisht se me një diferencë të madhe moshe, Melania dhe Brigitte e kanë konkurruar denjësisht njëra-tjetrën përsa i përket mënyrës së veshjes.

Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një foto e cila është shndërruar në hit. Një luftë e hapur të pasmesh mes dy zonjave të para. Madje për këtë janë bërë edhe sondazhe të ndryshme, ku natyrisht fituese del Melania.

Epo një sfidë e vështirë kjo duke menduar që kemi përballë një modele si Melania dhe një mësuese frëngjishteje si Brigitte, si dhe për më tepër me një diferencë të madhe moshe mes tyre.