Krushqitë e famshme të Tiranës që i ka marrë vesh “gjithë bota” (FOTO) – AlpeGossip
Krushqitë e famshme të Tiranës që i ka marrë vesh “gjithë bota” (FOTO)

Krushqitë e famshme të Tiranës që i ka marrë vesh “gjithë bota” (FOTO)

Që nga Enver Hoxha me Ramiz Alinë, e deri tek Ardit Gjebrea, që sapo e ka fejuar djalin me vajzën e një familjeje biznesmenësh. Lidhje dashurie që kanë lidhur edhe familje me emër e kanë bërë bujë në kohën kur fejesat kanë ndodhur. Edhe pse disa tashmë janë thyer nga divorci

Ilir, Enver dhe Teuta Hoxha
Historitë dhe misteret e ish-Bllokut të udhëheqësve as sot e kësaj dite nuk kanë dalë në dritë. Ishte aq hermetike ajo lagje saqë vështirë të dije se ç’bëhej brenda për brenda vilave ku nuk hynte as miza. Ama kur kishte raste si fejesa mes Ilirit, djalit të Enver Hoxhës, dhe Teutës, mbesës së krahut të tij të djathtë, Ramiz Alisë, lajmi merrte dhenë.

Enver dhe Nexhmie Hoxha, me djalin Ilir dhe nusen Teuta
Thuhet se dy të rinjtë ishin të dashuruar dhe nuk ishte një fejesë e mblesëruar nga lart, për të lidhur edhe më fort dy familjet kryesore të Bllokut. E vërteta vështirë të dihet. Ajo që dihet me siguri është që çifti vazhdon të jetë sot e kësaj dite i lidhur në martesë dhe se ajo ka qenë një nga krshqitë më të bujshme të kohës.

Gago dhe Luiza Cako dikur ishin krushq me Avni dhe Nina Mulen

Po aq sa ishte edhe fejesa që bëri bashkë katër emra të rëndësishëm të skenës. Djali i vetëm i Gaqo dhe Luiza Çakos u dashurua e u fejua me sopranon bjonde të Avni dhe Nina Mulës. Edhe pse kompozitori simpatik Pirro Çako sapo kishte filluar të binte në sy e të fitonte çmimet e para nëpër festivale, zgjodhi të sakrifikonte karrierën e tij e të largohej nga Shqipëria, që Inva Mula të bënte të sajën jashtë.

Pirro Cako dhe Inva Mula
Pas shumë vitesh martesa e tyre mori fund. Pirro u kthye në Tiranë bashkë me divorcin duke prishur kësisoj edhe krushqinë Çako-Mula.

Elton Deda dhe Jola mani
Një kurorë e prishur është edhe ajo e Elton Dedës dhe Jola Manit, ama për kohën kur historia e tyre e dashurisë shpërtheu, ishte showbiz e kaluar showbizit. Dy fëmijët e vetëm të dy familjeve shumë të njohura të Tiranës së viteve ’90 u martuan pa dasmë e zhurmë.

Elton, Antoneta dhe Ferdinand Deda me ciftin Pirro dhe Pavlina Mani
Ama zhurmën e bëri shumë më shumë lidhja në krushqi e muzikantit Ferdinand Deda e pedagoges së fizikës Antoneta Deda me çiftin tjetër të artistëve Pirro dhe Pavlina Mani, të cilët vazhdojnë të jetojnë sot e kësaj dite në Amerikë, së bashku me Jolën, e divorcuar tashmë nga Elton Deda, dhe nipin e tyre, që lindi nga kjo martesë, e që është lidhja e përjetshme mes dy familjeve.

Vajzat e ish-presidentit Bamir Topi me partneret
Ish-presidenti Bamir Topi i martoi të dy vajzat e tij me dhëndurë nga familje binesmenësh dhe lajmet e të dy fejesave u përhapën menjëherë.

Bamir Topi me Etiden, vajzen e vogel
Nada, e madhja e hapi e para lojën dhe pas një lidhjeje të gjatë u fejua me Gurten Papulin, djalin e biznesmenit Agron Papuli dhe në mes të verës 2014 dasma e tyre madhështore ishte lajmi i ditës. Kurse vajza e dytë, Etida, u martua me Ilirin, djalin e një tjetër biznesmeni të njohur, Luan Bregasit.

Bamir Topi, baba i dy vajzave, nuk mund të kërkonte më shumë nga të bijat. Të martuara e të sistemuara në familje të njohura e të pasura. Krushqi për kokë të krushqive.

Familja e Nasip Nacos dhe Eliza, e fejuara e djalit te tij
Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto ishin të dy ministra të kabinetit “Rama 1”, kur nga kolegë u bënë edhe krushq. Vajza e Haxhinastos Eliza, u fejua me Frankon, djalin e Naços, në një ceremoni private, por që lajmi nuk ngeli aspak privat, duke u pasqyrur në të gjitha mediat si fejesë brenda qeverisë.

Edmond Haxhinasto me vajzen e tij. Eliza me partnerin, Franko Nacon
I ftuar në një nga televizionet shqiptare, krushku Edmond u shpreh shumë i kënaqur për këtë fejesë: “Kolegu im, Naço, është njeri me shumë integritet, me shumë taban, njeri shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur”.

Familja Berisha me dhendrin Jamarber. Djathtas, Luan Malltezi

Kurse ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë tre krushqi. Të parën, nga vajza e tij e madhe Argita, që u martua me Jamarbrin, djalin e Luan Malltezit, historian dhe ish-deputet i PD-së.

Amina Mevlani dhe Shkelzen Berisha: ne foton e pare me familjen e Armines. Ne foton e dyte me Lirie Berishen
Krushqia e dytë, nga djali i tij Shkëlzeni nuk ishte me familje të njohur, ama e treta, nga lidhja e tij e dytë, pas divorcit me Sadije Berishën, i bëri Sali dhe Lirie Berishën krushq me Arben dhe Moza Mevlanin, prindërit e Arminës. Ai spiker lajmesh për vite të tërë në disa nga ekranet më të rëndësishëm, kurse ajo instruktore e njohur fitnesi.

Shkelzen Berisha dhe Arben Mevlani
Kjo mund të quhet edhe krushqia më e zhurmshme e Tiranës, që kur u pa qartë se lidhja e Shkëlzenit me Arminën nuk ishte aspak aventurë dhe kur secili nga palët e prindërve treguan nëpër televizione se punët ishin bërë serioze mes familjeve dhe si rrjedhojë Arbeni dhe Moza ishin krushqit e rinj të Sali dhe Lirie Berishës.

Familjet Gjebrea dhe Haxhiymeri ne fejesen e Jonit dhe Merlinit
Zhurma e fejesës së Jonit, djalit të Ardit Gjebresë, vazhdon sot e kësaj dite. Për shkak të famës së të atit edhe i biri është bërë personazh e ndiqet nga media, sidomos për shkak të fejesës me Merlinin, vajzën e Adi Haxhiymerit, një nga biznesmenët e njohur të kryeqytetit. Vetëm pak javë më parë, ceremonia e fejesës mes dy familjeve, që na e bëri Arditin krushk e vjehërr bashkë, ishte një nga lajmet më të lexuar e komentuar. Çifti vazhdon të jetë në vëzhgim. K.S/ Tiranapost.al