PËR “FAJ” TË JUSTIN BIEBER/ Islanda mbyll kanionin, vizitorët injoronin… – AlpeGossip
PËR “FAJ” TË JUSTIN BIEBER/ Islanda mbyll kanionin, vizitorët injoronin…

PËR “FAJ” TË JUSTIN BIEBER/ Islanda mbyll kanionin, vizitorët injoronin…

Islanda është detyruar të mbyllë kanalin e Fjadrárgljúfurut për vizitorët katër vjet pas publikimit të videoklipit “I’ll Shoë You” që e bëri atë të famshëm (kanionin)  në të gjithë botën. Këngëtari kanadez kishte zgjedhur këto peisazhe të virgjëra për të shoqëruar këngën e tij një baladë. Por pas shumë vitesh “pelegrinazh” vendi ishte në rrezik për tu dëmtuar dhe autoritetet vendosën të parandalonin hyrjen tek vizitorët.

Për të bërë foto dhe video tek pjesa ku Bieber realizoi videon fansat e tij dhe vizitorët nuk hezitotnin të ngjiteshin në gardhe dhe injoronin shenjat e ndalimit dhe drejtimit nga rojet e parkut. Reklamimi i bërë në park nga Bieber është vetëm një pjesë e kanionit që po tërheq shumë visitor.

Vitin e kaluar, Islanda u vizitua nga 2.3 milionë turistë në krahasim me vetëm 600 mijë vizitorë 8 vjet më parë. Turizëmi i tepërt për infrastrukturën e ishullin vullkanik, terreni i të cilit po ndryshon ngadalë dhe po përkeqësohet shumë shpejt.