“DY DITË PAS VDEKJES SË GJYSHESH MËSOVA…”/ Arbana Osmani bën bilancin e 2020-tës me FOTOT më të bukura – AlpeGossip
“DY DITË PAS VDEKJES SË GJYSHESH MËSOVA…”/ Arbana Osmani bën bilancin e 2020-tës me FOTOT më të bukura

“DY DITË PAS VDEKJES SË GJYSHESH MËSOVA…”/ Arbana Osmani bën bilancin e 2020-tës me FOTOT më të bukura

Arbana Osmani ka bërë ditën e sotme një bilanc të këtij viti të vështirë që po lëmë pas. Ajo ka treguar se 2020-ta nisi me një ngjarje shumë të hidhur, ndarjen nga jeta gjyshes së saj. Arbana shprehet se teksa vazhdonte qante për humbjen e gjyshes, mori lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhej nënë për hërë të dytë.

Moderatorja ka treguar se në lindjen e Diellit nuk mundi të kishte pranë të ëmën, pasi vuante bashkë babain e saj nga Covid-19. Ajo shprehet se këtë vit nuk mundi të ishte prezente në ekran, por ka qenë në kuzhinat e gjithë shqiptarëve me receta të shumtë gatimi. Bilancin e saj të 2020-tës, Arbana e ka shoqëruar edhe me fotot më të bukura të këtij viti, duke përfshirë atë që ka realizuar me dy djemtë e saj, menjëherë pas lindjes së Diellit.

”Viti qe po le pas per shume arsye do jete i paharrueshem per mua, por ne menyre te veçantë do ta kujtoj gjithmonë si vitin që më “beri te kuptoj me shume se kurre” se cfare eshte vertet e rendesishme ne kete jete. Nisi me nje humbje te madhe, vdekjen e Nanes, e teksa nuk pushoja dot se qari per gjyshen e shtrenjte, si nje dhurate prej Zotit, dy dite me pas mesoj qe pres nje femije tjeter dhe befas ne shpirtin tim lindi Dielli. Nje femije qe nje nate para se te shkoj ta lind ne maternitet, nuk do te mund ta prisja duke patur prane nenen time sic e kisha menduar, sepse vuante bashke me babin semundjen nga Covid qe i tronditi jo pak. Ka qene nje vit ku nuk kam shetitur vendet e botes, por kam zbuluar boten brenda shtepise sime. Jam detyruar te nderpres emisionin por jo emocionet. Nuk isha dot ne ekranin e tv, por kam qene ne kuzhinat e te gjithe shqiptareve. Ka qene viti kur puna ime e 20 viteve eshte shperblyer me nje nga kontratat me te rendesishme financiare dhe viti kur ndertuam shtepine tone te vogel te enderrave. Ishte gjithashtu viti kur me shume se kurre me pare kam zgjedhur te jem akoma me prane jush ne kete platforme sociale. Dhe kjo, me ka bere te lumtur. Faleminderit qe kemi ndare bashke kete vit plot sfida, te pazakonte, por gjithsesi te çmuar pafund, per atë çka na mesoi. Gezuar te gjitheve, ju dua”, shkruan moderatorja.

Kliko linkun për fotot

https://www.instagram.com/p/CJdv1G1gqRB/?utm_source=ig_web_copy_link