Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të rikujtojmë emisionin e transmetuar në Top Channel, “Qesh mirë kush qesh i fundit”.
Teksa banorët u eliminuan një nga një, të fundit ngelën Olta Gixhari dhe Ermiona Lekbello. Dhe që t’i bënin të qeshnin dy vajzat, djemtë bënë çdo gjë.
Luiz Ejlli dhe Armanldo Kllogjeri duket se kishin si qëllim që të bënin Oltën që të qeshte, në mënyrë që të fitonte Ermiona.
Në një moment Luizit dhe Maestros iu bashkuan edhe djemtë e tjerë, të cilët hoqën bluzat dhe performuan para dy vajzave. Ishte Olta ajo që u dorëzua e para dhe qeshi.