PREJ 5 VITESH BASHKË/ Erion Veliaj: Ja kur e kuptova se Ajola ishte e duhura për mua – AlpeGossip
PREJ 5 VITESH BASHKË/ Erion Veliaj: Ja kur e kuptova se Ajola ishte e duhura për mua

PREJ 5 VITESH BASHKË/ Erion Veliaj: Ja kur e kuptova se Ajola ishte e duhura për mua

Prej pesë vitesh, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Duke folur për emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, kryebashkiaku i Tiranës ka rrëfyer se kur ishte momenti që ai kuptoi se Ajola ishte njeriu i duhur për të lidhur kurorë dhe për të formuar familje.

Dembacaj: Kur kuptove që Ajola ishte e duhura, apo sa i pe flokët…?

Veliaj: Nuk e di si është për femrat, por për një mashkull, pyetja sekrete që i bën vetes te koka e vet është: A mund të jetë kjo goca nëna e çunit tim? Nëse përgjigjja është po, është e duhura. Kur i bëra këtë pyetje vetes, thashë: Po, një ditë Ajola mund të jetë mami i çunit tim dhe sot që është prej vërteti më rezulton që kisha të drejtë.

Dembacaj: Kishe të drejtë, ok. Një ministër norvegjez më duket se la punën, la gjithçka për karrierën e gruas së tij. Do e bëje për karrierën e Ajolës?

Veliaj: Tani, të sqaroj disa gjëra shumë shpejt: Së pari, jam autor i atij ligjit që është bërë edhe në Shqipëri kur kam qenë tek Ministria Sociale, që nëse gruaja merr një rrogë më të mirë, lejen e lindjes mund ta marrin burrat, në mënyrë që gruaja të sjellë më shumë lekë në shtëpi. Ligjin e kam bërë unë.