NUK E PRANON ASNJËHERË/ Ronela ha peshk dhe nuk flet për lidhjen me Young Zerkën (VIDEO) - AlpeGossip
NUK E PRANON ASNJËHERË/ Ronela ha peshk dhe nuk flet për lidhjen me Young Zerkën (VIDEO)

NUK E PRANON ASNJËHERË/ Ronela ha peshk dhe nuk flet për lidhjen me Young Zerkën (VIDEO)

Mbrëmë, Ronela Hajati u ftua për herë të dytë në “Shiko kush luan” dhe porsi herën e kaluar, një pyetje iu soll vërdallë “çështjes Zerka”. Ronela dhe Zerka përfliten se janë bashkë prej kohësh, por s’e thanë kurrë shkoqur. Flirtuan dy herë në sy të të gjithëve, por nejse.

E ulur në tavolinën erëplotë të “Ndaje ose haje”, Ronela u vu para zgjedhjes: të thotë emrin e atij, ta konfirmojë një herë e mirë, apo të hajë koka peshku.

Gjithë kjo dramë shkoi dëm, sepse Ronela bëri çmos që të mos thoshte emrin e atij.

“A je gati të pranosh atë që dinë të gjithë duke thënë emrin e tij në ‘Shiko kush luan’ kësaj here pa e prerë në montazh, apo koka peshku?” e pyeti Genc Salihu. “Këtë s’e ha kurrë. Këtë nuk e ha kurrë!” i tha Ronela dhe filloi të luante me pirun kokat e peshkut.

Reagoi si në vijim:

Pastaj futi një thërrime peshku në gojë;

Të cilën e nxorri menjëherë, e pasoi me një gotë të madhe me ujë dhe të kollitura.

Ronela s’tha asgjë, por në formulimin e pyetjes marrim vesh se herën e kaluar në “Shiko kush luan” Ronela tha diçka që kërkoi ta prisnin në montazh. Hmm…