U magjepsëm nga fjalët që Harry i tha Meghan në altar? Shihni reagimin e Princ Lekës kur pa Elian me fustanin e bardhë – AlpeGossip
U magjepsëm nga fjalët që Harry i tha Meghan në altar? Shihni reagimin e Princ Lekës kur pa Elian me fustanin e bardhë

U magjepsëm nga fjalët që Harry i tha Meghan në altar? Shihni reagimin e Princ Lekës kur pa Elian me fustanin e bardhë

‘Dukesh e mrekullueshme! Jam shumë me fat!’, janë këto fjalët që princi Harry i tha nuses së tij të ardhshme Meghan Markle, kur e pa të veshur me të bardha.
Këto fjalë të princit bën xhiron e medias botërore, krahas jehonës që kishte vetë dasma e shumëpritur mbretërore.

Por harrojeni Harryn në një moment dhe kujtoni fytyrën e Princ Leka II kur pa vajzën që do të ishte bashkëshortja e tij e ardhshme të veshur nuse.

Në media ka qarkulluar një foto e Princ Lekës me sytë që i shkëlqenin dhe lumturinë që lexohej në portretin e tij, kur Elia Zaharia u shfaq me fustanin e bardhë.

Të paktën ne kaq arritëm të shihnim por me siguri edhe Elia do ketë marrë fjalë po kaq të bukura sa ato që Harry i tha Meghan përpara syve të zotit.

Rastësia tjetër midis dy dasmave mbretërore qëndron tek profesioni i vajzave që morën titullin Princeshë. Si Elia Zaharia edhe Meghan Marklen vijnë nga bota e artit dhe janë të dyja aktore.