Këngëtari shqiptar tregon momentin e sikletshëm: Më pa nusja e djalit me mbathje…. – AlpeGossip
Këngëtari shqiptar tregon momentin e sikletshëm: Më pa nusja e djalit me mbathje….

Këngëtari shqiptar tregon momentin e sikletshëm: Më pa nusja e djalit me mbathje….

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më shakatorë në muzikën shqiptare dhe shpesh na habit me batutat e tij. Por jo të gjitha ato që thotë ai janë të sajuara.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Bujari na ka treguar se shkon shumë mirë me nusen e djalit por që në vitin e parë të martesës ai u ka thënë që çifti të jetojë e shijojë jetën larg tij dhe bashkëshortes.

Shkak për këtë është bërë një incident që do ta mbajë mend sa të jetë gjallë:

“Djalin sa e kam martuar e kam nxjerrë më vete, dua që ata të rrinë si të duan, vishen si të duan, hanë çfarë të duan. Javën e parë na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin.

Kur u hap dera, sa do shkoja për në tualet dhe doli nusja u rrëzova dhe desh theva qafën. Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë.

Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka. Një ditë i ka thënë vjehrrës, gruas time që Bushi(unë) martohet edhe njëherë kështu me këtë energji që ka. “, tha këngëtari.