“PËR GRUAN E JETËS SIME!” Moderatori shqiptar na emocionoi me dedikimin që i bëri bashkëshortes për ditëlindje – AlpeGossip
“PËR GRUAN E JETËS SIME!” Moderatori shqiptar na emocionoi me dedikimin që i bëri bashkëshortes për ditëlindje

“PËR GRUAN E JETËS SIME!” Moderatori shqiptar na emocionoi me dedikimin që i bëri bashkëshortes për ditëlindje

Labinot Gashi është një ndër moderatorët më të dashur nga publiku shqiptar që është pëlqyer gjithnjë për spontanitetin dhe profesionalizmin që e karakterizon.

Ai numëron mjaft ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, ku shpeshherë publikon dedikime për personat e zemrës.

Së fundmi Gashi ka bërë një urim mjaft të ndjerë për bashkëshorten, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen.

“Për gruan e jetës sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur që jemi bashkë, dhe bashkë krijuam familjen tonë. Jeta ka mjaft ditë të bukura dhe jo shumë të mira, ne kemi zgjedhur që me dashurinë e zemrave tona t’i kalojmë bashkë t’gjitha momentet e jetës, dhe ky bashkim më bën mua burrë të mirë për një grua kaq të mirë sa ti je. Urime mami i Rroas. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”- shkruan Labinoti krah fotos, ku shfaqet i kapur për dore me Qendresa Bajramin.