Siç dhe mund ta keni parë nëpërmjet Instagramit, këtë fundjavë, Afërdita Dreshaj ka mbledhur shoqet e saj më të mira në Las Vegas dhe përgjatë 3 ditëve ato po kalojnë momentet më të “çmendura”: Festa në pishinë, party në club-e ekskluzive, party në dhomat e hotelit, alkool, veshje ekstravagante dhe shumë të qeshura.
Ne e dimë që festat e beqarisë tashmë janë kthyer në të domosdoshme dhe sidomos personazhet VIP nuk ia kursejnë vetes qejfin përpara dasmës. Por sigurisht, Afërdita e ka bërë ashtu siç duhet “ëhat happens in Vegas, stays in Vegas” (çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas).
E nëse ju ka rënë ndër mend se çfarë burri i ardhshëm i Afërditës, Jakubi, mendon për këto çaste që ajo po kalon në Las Vegas me gocat, ia tek e keni një përgjigje të tij:
Siç duket, Jakubi nuk lë çast pa komplimentuar Afërditën dhe look-un e saj duke na lënë të kuptojmë se dyshja vërtetë ndajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri tjetrin.