“MOS LUAJ ROLIN E VIKTIMËS…”/ Don Xhoni ka dy fjalë për modelen ruse pas ndarjes – AlpeGossip
“MOS LUAJ ROLIN E VIKTIMËS…”/ Don Xhoni ka dy fjalë për modelen ruse pas ndarjes

“MOS LUAJ ROLIN E VIKTIMËS…”/ Don Xhoni ka dy fjalë për modelen ruse pas ndarjes

Don Xhoni dhe Ariana i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë modelja ruse, me anë të disa postimeve në Instagram.

“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim. Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten”, shkroi ajo.

Së fundmi, rreth ndarjes ka reaguar dhe Don Xhoni. Ai ka bërë një status në Instastory, ku i kërkon Arianës të mos bëjë viktimën në rrjete sociale.

“Unë kam shumë respekt për ty, ke qenë pjesë e jetës time, ishin momente që nuk do të harrohen kurrë, por cdo gjë e ka një fund. Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe ishalla Allahu e bekon zemrën tënde. E di që nuk je person i keq, kështu që mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos luaj rolin e viktimës në rrjete sociale. Ka marrë fund, duhet ta kuptosh!”, ka shkruar reperi.