SUPER APARTAMENT! Capital T tregon shtëpinë luksoze dhe mbetëm me gojë hapur (VIDEO) - AlpeGossip
SUPER APARTAMENT! Capital T tregon shtëpinë luksoze dhe mbetëm me gojë hapur (VIDEO)

SUPER APARTAMENT! Capital T tregon shtëpinë luksoze dhe mbetëm me gojë hapur (VIDEO)

Capital T ka vendosur të jetë sa më pranë fansave të tij dhe ka ndjekur trendin më të fundit në internet, atë të vlog-ut. Këngëtari ka publikuar episodin e parë që është rreth 6 minuta, ku rrëfen sesi ai e kalon një ditë të zakonshme.

“Një pjesë e imja ndryshe. Thjesht për të qenë më afër njerëzve të mi gjatë një dite të thjeshtë po edhe gjatë proceseve të tjera të punës, në muzikë etj”, – ka treguar këngëtari.

 

Capital T, emri i vërtetë i së cilit është Trim Ademi, ka zgjedhur ta rregjistrojë videon e parë në apartamentin e tij. Këngëtari tregon sesi është mëngjesi i tij kur ndodhet në shtëpi, e si një djalosh që jeton i vetëm, 26-vjeçari përgatit mëngjesin e tij që përbëhet nga disa vezë të skuqura. E tek tentativa për të bëra kafen, Capital T duket se nuk ia del me aq sukses.

Krahas videos, fansat kanë mbetur të mahnitur nga apartamenti luksoz i këngëtarit shqiptar, që duket se është mobiluar në mënyrë shumë moderne.