“NUK E MERITOJNË…”/ Enca ka një problem të madh me meshkujt dhe shumë vajza gjetën veten (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E MERITOJNË…”/ Enca ka një problem të madh me meshkujt dhe shumë vajza gjetën veten (FOTO)

“NUK E MERITOJNË…”/ Enca ka një problem të madh me meshkujt dhe shumë vajza gjetën veten (FOTO)

Ju ka ndodhur të doni ata që nuk ju duan? Ose ata që nuk bëjnë maksimumin për ju, s’janë të përshtatshëm, por sërish arrijnë të marrin vëmendjen dhe afeksionin tuaj?

Ky është një problem i madh që i ndodh thuajse të gjitha vajzave.

Të gjithë e njohim dikë (përfshirë edhe veten), që qoftë një herë në jetë është fiksuar me personin e gabuar.

Mesa duket, kjo i ndodh edhe këngëtares Enca Haxhia.

Këtë problem, ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram dhe e ka ilustruar në mënyrën më epike me foto.

Këngëtarja shfaqet duke përqafuar jastëkun, që në këtë moment simbolizon “meshkujt që nuk e meritojnë dashurinë e saj.”

Duket se kësaj here, Enca është fiksuar keq me dikë që s’bën për të dhe sa mirë e kuptojmë!

Por, këto janë çështje të zemrës që nuk i zgjidh dot askush tjetër veç saj.

Shpresojmë që Enca ta kalojë sa më shpejt këtë fiksim dhe jo vetëm ajo! Çdo vajzë tjetër që ndan të njëjtin “hall”, t’i thërrasë mendjes sa më parë!

Ju e dini vlerën tuaj, le ta dinë edhe të tjerët! (Këshillë mes vajzash!)