“Dua që fëmijët e mi të bëhen gay”, këngëtari i njohur SHOKON me deklaratën – AlpeGossip
“Dua që fëmijët e mi të bëhen gay”, këngëtari i njohur SHOKON me deklaratën

“Dua që fëmijët e mi të bëhen gay”, këngëtari i njohur SHOKON me deklaratën

Këngëtari i hitit “Vente pa ca” është një prej figurave më të njohura botërore, i cili prej vitesh ka korrur mjaft sukses dhe këngët e tij dëgjohen ngado. Disa kohë më parë, Ricky Martin deklaroi se kishte preferenca të ndryshme seksuale, pasi pëlqente meshkujt.

Në nëntor të 2016-ës ai u martua me Jean Joseph, pas një viti që dilnin bashkë. Ricky ka edhe dy djem binjakë të cilët kanë lindur në vitin 2008 dhe shprehet mjaft i lumtur për familjen e tij. Teksa fliste për djemtë e tij gjatë një interviste për “Popcorn with Peter Travers”, këngëtari i habiti të gjithë kur shprehu se dëshiron që në të ardhmen ata të bëhen gay.

“Fëmijët e mi janë shumë të vegjël, por do të doja të bëheshin gay. Është diçka shumë speciale. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë. Sheh ngjyra dhe pastaj ylberin, tani e kuptoj pse simboli është ylberi. Është gjithçka reale. Më bën të ndihëm i fortë”, deklaroi këngëtari.