Anxhelina publikon FOTOT e nxehta me bikini, dhe fotografi nuk është njeri tjetër veçse Albërije Hadërgjonajt – AlpeGossip
Anxhelina publikon FOTOT e nxehta me bikini, dhe fotografi nuk është njeri tjetër veçse Albërije Hadërgjonajt

Anxhelina publikon FOTOT e nxehta me bikini, dhe fotografi nuk është njeri tjetër veçse Albërije Hadërgjonajt

Prej disa vitesh, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është zhvendosur në Los Angeles, ku bashkëjeton me mikun e saj, Ariel (make up artist i Kylie Jenner). Nëna e saj, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka udhëtuar drejt LA-së, për të qenë pranë disa ditë të voglës së familjes.

E ndërsa është në shtëpinë e saj, këngëtarja e hitit “Leje Leje” ka rrëmbyer aparatin dhe i ka shkrepur disa foto Anxhelinës, e cila shfaqet me flokët e kapura në gërsheta të vegjël dhe me bikini.

“Do të të mbaj mbi gishtërinjtë e tu” – shkruan Anxhelina në foton e publikuar në “Instagram”, ku shfaqet e përkulur në majë të gishtërinjve.

Albërije na prezanton edhe me shtëpinë e Anxhelinës. E kurrsesi nuk mund të na shpëtojë ky detaj, Anxhelina mban mbi tavolinë, shqiponjën dykrenare.