Kur të “ha syri i keq”/ Ja kush janë VIP-at që u ndanë pasi bënë publike lidhjen e tyre! Nga deputeti der tek… (FOTO) – AlpeGossip
Kur të “ha syri i keq”/ Ja kush janë VIP-at që u ndanë pasi bënë publike lidhjen e tyre! Nga deputeti der tek… (FOTO)

Kur të “ha syri i keq”/ Ja kush janë VIP-at që u ndanë pasi bënë publike lidhjen e tyre! Nga deputeti der tek… (FOTO)

Vipat janë gjithë kohës në qendër të vëmendjes aq më tepër kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre. Në showbizin shqiptar kemi parë shumë lidhje dhe shumë ndarje, por ka disa nga vipat fatkeq që pasi vendosin ta bëjnë lidhjen publike ndahen nga i dashuri apo nga e dashura. Kjo dallohet fare lehtë pasi fshijnë të gjitha fotot nga rrjetet sociale dhe bëjnë statuse me dedikime kundra njëri tjetrit.

Ditën e sotme bëri bujë të madhe lajmi i ndarjes së këngëtares Morena Taraku me miliarderin iranian, Sasha Sobhani. Pasi ju zbulua lidhja dhe bënë tatuazh në trup emrat e njëri-tjetrit duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, çifti nuk u panë më së bashku dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Madje sot Sasha ka shpërndar një foto në instagram ku thot se jam i lumtur që jam single.

Por rasti i Morenës dhe Sashës nuk është i vetmi. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Majk dhe Majlindën.

 

Majk dhe Majlinda Zeka

Reperi nga Kosova, Majk vendosi të bëjë publike lidhjen e tij me bukuroshen nga Prishtina, Majlinda Zeka. Fansat e përgëzuan që vendosi të ndajë me ta disa foto me të dashurën, madje u përfol që Majlinda mund të jetë edhe shtatzënë. Por vetëm pak ditë pasi bëë publike lidhjen reperi i ka çuditur të gjithë, pasi në profilin e tij fshiu çdo foto që kishte dalë me të dhe po të njëjtën gjë bëri edhe Majlinda.

Çifti u ndarë, dhe kanë bashkë një djal me emrin Roan.

Ana Lika

Me siguri të gjithë e kujtoni edhe momentin kur Ana i bëri një deklaratë dashurie live partnerit të saj, pas performancës në “Dance with Me”. Aktorja u shpreh se deri në atë moment nuk kishte dashur ta zbulonte të dashurin duke qenë se ai nuk ishte pjesë e ekranit, por nuk mundi t’i mbante fjalët pasi kënga që ajo kërceu ishte e preferuara e të dashurit të saj.

“Ai di shumë mirë të nxjerrë melodinë më të bukur të zemrës sime, di të pikturojë tablonë e jetës sime me ngjyrat më të bukura, ai për mua është artisti që ka bërë që çdo ditë e imja të jetë më e bukur”, u shpreh Ana pas performancës në “Dance with Me”.

Mirëpo vetëm pak më vonë e ftuar në “Pop Culture” aktorja tregoi se ishte single, duke u shprehur se nuk e ka problem të flasë për jetën e saj private.

“Aktualisht jam single, por nëse do kisha të dashur nuk do e kisha problem ta thoja. Ndryshe nga ato vajzat që nuk duan të prononcohet në lidhje me këtë duke ruajtur kështu privatësinë e tyre.

Angelina dhe deputeti kosovar Haxhi Shala

Angelina Shala, e cila me profesion është këngëtare, zbuloi  se ishte në lidhje me deputetin Haxhi Shala.

Ndërkohë bashkëshortja e tij në Kosovë me të cilën deputeti është i martuar dhe ka dy djem, vazhdonte të përkrahte Haxhi Salën, përmes rrjeteve sociale duke publikuar aktivitetet e tij.

Ky fakt u ra në sy të gjithëve, ndaj edhe në profilin e Angelinës gjeje komente të tipit: Po ky ka grua!

Mirpo pak pasi postoi foton me deputetin ajo deklaroi se gjithçka ka marrë fund.

Angelina publikoi një foto në “Instagram” ku shkruante: “Ndoshta dhemb shumë, por fundit i them fund”, duke lënë të kuptohet se ka hequr dorë nga Haxhi Shala.

 

Aktorja e njohur Ema Andrea ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e saj me piktorin Eldon Luarasi. Fotot nudo të realizuara nga piktori, por edhe dedikimet romantike që ata i bëjnë njëri-tjetri na bindën se mes tyre kishte më shumë sesa shoqëri.

Madje në portale qarkulluan edhe foto ku çifti ishte kapur mat duke u puthur. Edhe pse mediat rozë flisnin për lidhjen e tyre, ata preferuan të mos flisnin publikisht për gjërat e tyre personale.

E ftuar në emisionin “Thumb” kru Ema u pyet për jetën e saj personale i bëri të gjithë të dyshonin se ajo ishte ndarë. Dhe kjo ndodhi pak më von pasi lidhja e saj u bë publike.

“Për jetën time personale kanë folur shumë. Jetoj hapur. Nëse jam e lumtur, jam e lumtur, nëse jam e trishtuar si sot, jam e trishtuar . Gjëra që s’funksionojnë ndikojnë. Ka momente që më ikën dashuria për jetën. Kur të ndodhin hapi derën! Por kalon.”,- u shpreh Ema.

Kësaj i thonë të të han me sy. Duket sikur këtyre vipave ju shkon për shtat kjo shprehja pas “fatit të keq” që i ndoqi vetëm pak pasi lidhjet e tyre u bënë publike.

Përgatiti AlpeNews.al