MËSOJINI TANI/ 9 mënyra të thjeshta për të përmirësuar funksionin e zemrës - AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ 9 mënyra të thjeshta për të përmirësuar funksionin e zemrës

MËSOJINI TANI/ 9 mënyra të thjeshta për të përmirësuar funksionin e zemrës

Ka më shumë se 7 milionë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shpesh e menduar si një sëmundje mashkullore, por në të vërtetë vret më shumë femra në krahasim me kancerin e gjirit. Më poshtë ju tregojmë disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve sipas ‘Healthy-life’:

1-Minimizoni përdorimin e kripës. Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

2-Kryeni ushtrime gjimnastikore. Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të kryeni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.

3-Përdorni omega 3. Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 2 pilula në javë janë të domosdoshme.

4-Kryeni shpesh kontrollet e zemrës. Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.

5-Ushqehuni me fibra. Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.

6-Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt. Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

7-Përdorni vitaminën D. Vitamina D është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.

8-Lëngu i shegës. Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.

9-Stresi. Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë.