ÇILJETA U MBULUA ME SHAMI/ Oriola Marashi ka dy fjalë për ti thënë: O bukuri… – AlpeGossip
ÇILJETA U MBULUA ME SHAMI/ Oriola Marashi ka dy fjalë për ti thënë: O bukuri…

ÇILJETA U MBULUA ME SHAMI/ Oriola Marashi ka dy fjalë për ti thënë: O bukuri…

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka publikuar këto ditë disa video ku shihet e mbuluar me shami dhe ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit. Komentet dhe reagimet lidhur me këto pamje kanë qenë nga më të ndryshmet.

Mirëpo këngëtarja ka treguar se është besimtare e devotshme dhe se do të agjërojë gjithë muajin. Çiljeta dhe ditën e djeshme ka publikuar një video ku shihet përsëri e mbuluar.

Kjo video ka tërhequr vëmendjen e modeles së njohur Oriola Marashi e cila i ka lënë një koment Çiljetës: ‘Bukuri e rrallë’, i ka komentuar Oriola duke treguar kështu që edhe e mbuluar Çiljeta vazhdon të jetë mjaft simpatike.