Kim dhe Kris takuan ish-in e Kylie-t në koncert/ Lanë me gojë hapur të pranishmit me reagimin e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Kim dhe Kris takuan ish-in e Kylie-t në koncert/ Lanë me gojë hapur të pranishmit me reagimin e tyre (FOTO)

Kim dhe Kris takuan ish-in e Kylie-t në koncert/ Lanë me gojë hapur të pranishmit me reagimin e tyre (FOTO)

Kim Kardashian dhe Kris Jenner ishin të pranishme gjatë koncertit të Beyonce-s dhe Jay Pasadena, pjesë e turit “On the Run II” mbrëmjen e së dielës. Dhe gjejeni pak se kë takuan?

Pikërisht, ish-të dashurin e Kylie Jenner, reperin Tyga. Ishte Kim ajo që vuri re e para reperin dhe me vrap shkoi dhe iu hodh në qafë.

“Kris dukej shumë e lumtur që e pa dhe e përqafoi gjithashtu” – tregoi burimi për “E!News”.

Mesa duket, mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje, edhe përse reperi Tyga deklaroi pak javë më parë se Kylie mori famë dhe sukses prej tij.

Reperi dhe mbretëresha e Make Up-it ishin bashkë për më shumë se dy vite, por vendosën t’i jepnin fund lidhjes në vitin 2017.

Pranverën e 2017, Kylie Jenner u lidh me Travis Scott, me të cilin ka edhe një vajzë, Stormi Webster.

Për ndarjen nga Tyga, Kylie eshtë shprehur se nuk kishte ndonjë shkak të caktuar, përveç faktit që ishin shumë të rinj.