Ilir Shaqiri: Nuk ta lejoj mënyrën arrogante të të folurit! Graciano: Kujdes se po më ofendon – AlpeGossip
Ilir Shaqiri: Nuk ta lejoj mënyrën arrogante të të folurit! Graciano: Kujdes se po më ofendon

Ilir Shaqiri: Nuk ta lejoj mënyrën arrogante të të folurit! Graciano: Kujdes se po më ofendon

Javën e kaluar në “Dancing With The Stars” pati një përplasje midis Ilir Shaqiirit, kryetarit të jurisë dhe Graciano Taganit, balerinit që kërcen në çift me Aulona Mustën. Iliri në komentin e tij u shpreh se në “Salsa”-n e përgatitur Aulona iu duk shumë e ngurtë, si një palmë gjë që bëri që Graciano ti kundërpërgjigjej duke i thënë se nëse ai mendonte ashtu, atëherë duhet t’i vinte turp për komentin.

Debati është rikthyer edhe në puntatën e sotme ku gjatë klipit Graciano u shpreh se nëse Iliri do të vijonte me komente të tillë edhe përgjigjet e tij do të vazhdonin.

Ka qenë Alfred Kaçinari ai që ka rikthyer situatën duke e komentuar reagimin e Gracianos si diçka jo të përshtatshme.

“Mungesa e edukatës nuk është asnjëherë formë e shprehjes së lirisë së fjalës.”,- është shprehur Alfredi një koment prej të cilit Graciano ka zgjedhur të mos reagojë. Në fjalën e tij Iliri e quajti një komunikim arrogant atë të Gracianos.

“Në 35 vite karrierë kur shikoj këtë mënyrë arrogante të foluri nga Graciano nuk e lejoj. Po ke ndërmend ta vazhdosh më thuaj.”,- tha Iliri.

Nga ana tjetër këtu Graciano ka ndërhyrë:

“Kujdes se po më ofendon. Unë me ty nuk kam asgjë personale. Një fjalim të tillë e prisja!”,- është shprehur ai.

Anëtarët e jurisë kanë vijuar komentin për performancën e çiftit , Soni dhe Graciano pasi këtë javë produksioni ka bërë një shkrirje të grupeve dhe kombinim të VIP-ave me balerinë të tjerë.