”MASHKULLI IM”/ Fifi i bën dedikimin romantik Flori Mumajesit për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
”MASHKULLI IM”/ Fifi i bën dedikimin romantik Flori Mumajesit për ditëlindje (FOTO)

”MASHKULLI IM”/ Fifi i bën dedikimin romantik Flori Mumajesit për ditëlindje (FOTO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, ditën e djeshme  festoi ditëlindjen.

Ai është treguar shumë pasiv këto kohë, duke mos publikuar asnjë projekt muzikor dhe asnjë foto në rrjetet sociale.

Gjithsesi urimet nga më të bukurat në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishin si të mungonin.

Dhe një nga ato më të veçantat ishte dhe urimi i Fifit.

Fifi ndau me të gjithë në Instagram foton e kantautorit në të cilën shkruante:

“Sikur pak të ishin si ti! Mashkulli im i preferuar”  dhe ka bashkangjitur në urim edhe një ‘emoji’ me zemër duke e bërë tag Flori Mumajesin.

Duke qenë se përpara disa kohësh të dy u përfolën për një romancë, duket se ky urim i Fifit i ndezi edhe më tepër fansat të mendojnë se vërtetë mes tyre po ndodh diçka.