“DIKUR KISHA 2 PALË KËPUCË, SOT KAM 5 KOMPANI”/ Ina Kollcaku zbulon si u bë e pasur në pak vite – AlpeGossip
“DIKUR KISHA 2 PALË KËPUCË, SOT KAM 5 KOMPANI”/ Ina Kollcaku zbulon si u bë e pasur në pak vite

“DIKUR KISHA 2 PALË KËPUCË, SOT KAM 5 KOMPANI”/ Ina Kollcaku zbulon si u bë e pasur në pak vite

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në Tv Ora, Ina Kollcaku ka treguar si ia arriti të vetëm nga një studente me vështirësi financiare të bëhet një biznesmene e suksesshme.

Ester Bylyku: Ti ke shprehur se ke patur shumë vështirësi financiare edhe ke patur vetëm 2 palë këpucë, ndersa sot ke kompani, biznesmene, si ja ke dalë?

Ina KollcakuUnë isha një studente që vinte nga Fieri në Tiranë dhe e ka filluar çdo gjë nga e para. Çdo gje e kam zgjidhur me shumë punë. Kam bërë tre punë njëkohësisht për shumë muaj me rradhë dhe jam kursimtare. 

Nuk është e pamundur por është shumë e vështirë. Do shumë vullnet, nerva dhe do gjithë pjesën e frustrimit që ti ke në jetën e përditshme, ta mbledhësh e ta përdorsh si potencial për mirë. Pastaj kur isha pak më e rritur fillova të bëj punë me përqindje. 

Punët me përqindje të japin një dorë shumë të mirë sepse ti paguhesh për atë që punon. Aq më shumë të punosh, aq më shumë lekë grumbullon. E çdo gjë nisi hap pas hapi. Në biznes nipti kushton vetëm 1 mijë lekë të vjetra, mjafton të kesh një ide shumë të mirë, mund të marrësh një zyrë shumë modeste me qira shumë të vogël dhe idea është që të punosh për të dhe pastaj të vazhdosh të ngrihesh. Çdo gjë ndodh hap pas hapi, nuk ndodh çdo gjë brenda ditës.