Bora për Luanën: Po pres të kthehet siç ka qenë kur u njohëm – AlpeGossip
Bora për Luanën: Po pres të kthehet siç ka qenë kur u njohëm

Bora për Luanën: Po pres të kthehet siç ka qenë kur u njohëm

Luana dhe Bora Zemani kanë qenë dhe janë shumë shoqe edhe pse tani nuk takohen më si më parë.

Sot në “PopCulture” Bora ka treguar se ata dilnin shpesh më parë dhe kan qenë mikesha shumë të mira por këto dalje kanë filluar të rrallohen, ndoshta edhe për shkak të angazhimeve personale të dy moderatoreve.

Bora ka treguar që edhe pse kalojnë shumë kohë pa u takuar, kur shihen e rifillojnë bisedën ku e kanë lënë. Kur është pyetur nga Dojna se çfarë nuk pelqen tek moderatorja seksi Bora është përgjigjur:

“Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur.”

Ndërkohë ka veçuar edhe një tipar shumë pozitiv të Luanës. “Sinqeriteti. Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë.”