E DINIT? Kaçurrelat e denja për pasarelë bëhen thjesht fare me… çorape – AlpeGossip
E DINIT? Kaçurrelat e denja për pasarelë bëhen thjesht fare me… çorape

E DINIT? Kaçurrelat e denja për pasarelë bëhen thjesht fare me… çorape

Disa truqe bukurie janë goxha më të vjetra nga ç’mendojmë edhe pse ne po i zbulojmë tani. Falë TikTok-ut është rikthyer një metodë për të bërë flokët me onde që s’kërkon as nxehtësi, as produkte që s’i kemi. Do thjesht kohë dhe çorape.

Funksionon kështu. Flokë mesatarisht të njomë i rrotullon rreth një çorapeje të gjatë dhe i lidh me lidhëse. Lërini të thahen gjatë natës dhe në mëngjes do të zgjoheni me onde të denja për sfilatën e Victoria’s Secret.

Nëse doni onde më të lirshme, gjeni çorape më të trasha. Nëse doni kaçurrela, ju nevojiten çorape më të holla.

Më e bukura? Kjo metodë funksionon me çfarëdolloj materiali që i ngjason në trashësi dhe gjatësi çorapeve: Peshqirë fytyre, geta, shallra etj.

Nëse keni flokë të shkurtër, qimet e shkurtra mbi qafë mos i prekni dhe mbështillni rreth çorapes atë pjesë të flokut që është mjaftueshëm e gjatë. Kur t’i zgjidhni, ondet do të mbulojnë pjesët e drejta.