E VESHUR THJESHTË DHE PA GRIM/ Kiara shfaqet në një fasoneri në Shkodër – AlpeGossip
E VESHUR THJESHTË DHE PA GRIM/ Kiara shfaqet në një fasoneri në Shkodër

E VESHUR THJESHTË DHE PA GRIM/ Kiara shfaqet në një fasoneri në Shkodër

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara dhe Luizi janë shfaqur tepër të rezervuar duke qëndruar larg vëmendjes mediatike, e duke mos postuar shumë nga jeta e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, “paparazi”-t duket se i ndjekin kudo, duke na përditësuar për lëvizjet e tyre. Së fundmi, çifti është parë në Shkodër, ku kanë shpenzuar disa ditë së bashku.

Në rrjet po qarkullon një video, ku Kiara shfaqet teksa takon disa punonjëse të një fasonerie. Ajo shihet teksa bën foto, por dhe përqafon disa nga gratë që e kanë rrethuar. Moderatorja shihet tepër e thjeshtë duke qeshur me gratë.