LUM AJKA PËR TË/ Xhensila Myrtezaj qenka një nënë tipike shqiptare (VIDEO) – AlpeGossip
LUM AJKA PËR TË/ Xhensila Myrtezaj qenka një nënë tipike shqiptare (VIDEO)

LUM AJKA PËR TË/ Xhensila Myrtezaj qenka një nënë tipike shqiptare (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, një vit më parë u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka.

Xhensila dhe Besi janë treguar shumë diskretë dhe rrallëherë kanë publikuar foto me vogëlushen. Ndërkohë, Xhensila gjithmonë në intervistat e saj ka treguar se Ajka i ka ndryshuar jetën dhe se kujdeset shumë për të.

Këtë gjë e vërteton më së miri edhe videoja e fundit e publikuar nga ana e këngëtares në ‘Instastory’. Një vajzë i ka kërkuar Xhensilës një buzëkuq, por në përpjekje për të gjetur një buzëkuq, Xhensila nxori nga çanta  një bluzë të vajzës, letra të lagura,  një pelenë, kremrat e Ajkës e shumë gjëra të tjera të vogëlushes që siç duket i zënë pjesën më të madhe të çantës.Tipike kjo për të gjithë nënat shqiptare që në çantën e tyre marrin çdo gjë që fëmijëve u nevojitet.