Kush është Gérard Mourou, fitues i çmimit Nobel në fizikë 2018 (FOTO) – AlpeGossip
Kush është Gérard Mourou, fitues i çmimit Nobel në fizikë 2018 (FOTO)

Kush është Gérard Mourou, fitues i çmimit Nobel në fizikë 2018 (FOTO)

Gerard Mourou u lind në Albertville të Francës, në vitin 1944.

Ai u diplomua në fushën e fizikës në Universitetin Grenoble në vitin 1967, pasuar kjo nga mbrojtja e një  doktorature në 1973 nga Paris VI. Pas saj, Mourou shkoi në Universitetin e Rochester-it në SHBA, përpara se të nisej në Universitetin e Miçiganit, Ann Arbor, ku u bë  themelues i Qendrës “Ultrafast Optical Science” në vitin 1991.

Në 2004 Mourou u kthye në Francë për tu bërë drejtor i “Laboratoire d’Optique Appliquee” në institucionin “ENSTA-Ecole Polytechnique”.

Strickland dhe Mourou zbuluan se tendosja e lazerit ulte fuqinë maksimale të tij , e cila pastaj mund të përforcohej shumë duke përdorur instrumente normale.

Mourou dhe Strickland ndanë gjysmën e çmimit ndërsa gjysma tjetër iu dha Arthur Ashkin.