E GJETI DUKE PARË PORNOGRAFI/ Vajza anulon martesën me djalin: Zoti im se lejon këtë gjë – AlpeGossip
E GJETI DUKE PARË PORNOGRAFI/ Vajza anulon martesën me djalin: Zoti im se lejon këtë gjë

E GJETI DUKE PARË PORNOGRAFI/ Vajza anulon martesën me djalin: Zoti im se lejon këtë gjë

Një vajzë ka treguar se ka anuluar martesën e saj, vetëm një javë para ditës së madhe.

Kjo, për shkak se kapi të fejuarin duke parë një film me pullë të kuqe.

Claire Dalton, 21 vjeç, është shumë besimtare dhe ëndërronte një lidhje të pastër, të udhëhequr nga Zoti.

Ajo mendonte se kishte gjetur njeriun e duhur, me të cilin ishte lidhur prej një viti.

Por për të, rezultoi diçka e gënjeshtërt.

Vetëm një javë para martesës, Claire, anëtare e “Church of Jesus Christ of Latter Day Saints” dhe i fejuari i saj po bënin blerjet për ditën e tyre të madhe.

Papritur ajo përdori telefonin e të fejuarit, për të kontrolluar nëse një dyqan ishte hapur.

Kur u fut për të kërkuar, kuptoi se ai kishte kërkuar filma porno vetëm pak orë më parë.

Fillimisht ai gënjeu, duke thënë se i vëllai i kishte marrë telefonin, por më në fund pranoi se kishte qenë ai, që kishte kërkuar filma me pullë të kuqe.

Pas kësaj, Claire vendosi të anulojë martesën.

“Dikush të cilin e doja thellësisht më ka gjënjyer gjatë gjithë lidhjes.

Papritmas kuptova se isha me një person që nuk e njohja.

Në pak çaste mu zhduk çdo besim që kisha krijuar.

Gjithçka kam kërkuar në një lidhje është ndershmëria dhe çdo gjë u shemb”, deklaroi 21-vjeçarja amerikane.