”KUR TË SHOH SA E BUKUR JE…”/ Olsi Bylyku i lë të dashurës komentin emocionues – AlpeGossip
”KUR TË SHOH SA E BUKUR JE…”/ Olsi Bylyku i lë të dashurës komentin emocionues

”KUR TË SHOH SA E BUKUR JE…”/ Olsi Bylyku i lë të dashurës komentin emocionues

Aktori që na ka bërë të qeshim çdoherë, Olsi Bylyku prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me një vajzë jo të famshme për publikun. Ajo quhet Egli dhe është shumë bukuroshe, aq sa Olsi nuk përmbahet kur sheh fotot që ajo poston.

Në foton e fundit Egli ka pozuar duke nxjerrë në pah tiparet dhe në sy ka rënë komplimenti që i ka bërë Olsi.

“Kur shoh sa e bukur je dhe shoh veten e kuptoj shprehjen dashuria është e verbër”, shkruan Olsi. Ndërsa Egli ia ka kthyer: “O zot. Ti je dashuri”.

Së fundmi Olsi deklaroi se e dashura e tij është kthyer në krahun e tij të djathtë dhe e ndihmon deri tek puna.