U NDA PAS 13 VITESH/ Ja kush e shoqëron Nora Istrefin për pushime (FOTO) – AlpeGossip
U NDA PAS 13 VITESH/ Ja kush e shoqëron Nora Istrefin për pushime (FOTO)

U NDA PAS 13 VITESH/ Ja kush e shoqëron Nora Istrefin për pushime (FOTO)

Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë një nga personazhet më të komentuar ditët e fundit në media dhe kjo pasi bashkëshorti i saj Robert Berisha nëpërmjet një postimi deklaroi se ai dhe Nora i kishin dhënë fund lidhjes pas 13 vitesh.

Ndërkohë, vetëm ditën e sotme Nora u rikthye në Instagram pas lajmit të bujshëm dhe publikoi një video ku shfaqej në aeroport. Këngëtarja u largua nga Prishtina dhe së fundmi është zbuluar se ajo ka nisur pushimet në Turqi. Sipas ‘Prive’, Nora po pushon në një nga resortet më luksoze në Turqi dhe nuk është vetëm.

Në postimet e saj në Instastory, këngëtarja ka treguar se së bashku me të është edhe vogëlushja Renee e cila siç shihet dhe nga videot po e shijon shumë shoqërinë e nënës së saj.