THA SE E KISHTE BËRË TË FAMSHME/ Dafina Zeqiri ironizon këngëtarin: Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për… – AlpeGossip
THA SE E KISHTE BËRË TË FAMSHME/ Dafina Zeqiri ironizon këngëtarin: Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për…

THA SE E KISHTE BËRË TË FAMSHME/ Dafina Zeqiri ironizon këngëtarin: Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për…

Këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi dha një intervistë pak kohë më parë në ‘Panorama Plus’ ku ndër të tjera ka treguar dhe për ndihmën që i ka dhënë këngëtares Dafina Zeqiri në fillim të karrierës së saj.

‘Është më se e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore. Madje, në këtë kontekst mund të përmend se një impakt shumë të mirë në publik së fundmi ka pasur kënga “Bella”, një bashkëpunim me talentin e ri LMN, falë harmonizimit me vokalin e tij shumë interesant dhe teksti të kënduar në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Kështu, të rinjtë janë pjesë e fokusit të aktivitetit tim muzikor, gjithmonë në zbulim e në mbështetje të tyre’ , tha ai.

Kjo deklaratë e tij siç duket nuk është pritur aspak mirë nga ana e Dafinës e cila ka reaguar ashpër së fundmi duke iu kundërvënë Hekuranit.

‘Se Hekurani më ka nxjerr në skenë. Hahaha! Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse. Dhe sigurisht, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e tij të vjetër, sidomos atë vetë [Hekuranin]. Faleminderit”, ka shkruar Dafina në disa komente në Instagram.