Një police gjermane, është ndarë nga i dashuri i saj për shkak të famës që ajo kishte në Instagram. Lidhja e tyre 10 vjeçare mori fund, për shkak se policja bukuroshe ishte futur në një botë që i dashuri i saj nuk e donte.
Adrienne Koleszar i rrëfeu 700 mijë ndjekësve të saj duke bërë edhe një dedikim prekës për ish-të dashurin.
Ajo publikoi një fotografi në profilin e saj duke mbajtur dorën me ish-partnerin ku shkruante:
Shumë pyetje, por pa përgjigje. Ti je në publik, në një botë që nuk e doje kurrë. Por unë e doja. Absolutisht. Pa asnjë lloj çmimi. Ti ishte gjithmonë mbrojtja ime dhe je më shumë se aq për mua. Në 10 vite ndodhën shumë gjëra.
Asgjë nuk është më siç duket. Mund të them hapur se ne jemi të lirë. Dy njerëz. Shanse të reja. Unë dhe i dashuri im jemi ndarë.”
Jeta e famës i ka kushtuar edhe në punë. 34-vjeçarja ka vetëm pak ditë që është rikthyer në krye të detyrës pasi shefi i saj e detyroi të zgjidhte mes modelimit apo policisë.
Pas 6 muajsh pushime, Adrienne zgjodhi që të lërë pas fotografitë seksi me bikini për të qenë sërish në krah të policisë.