HABIT LEONORA JALUPI/ Tregon se kur ka vendosur të martohet – AlpeGossip
HABIT LEONORA JALUPI/ Tregon se kur ka vendosur të martohet

HABIT LEONORA JALUPI/ Tregon se kur ka vendosur të martohet

Leonora Jakupi është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave. Prej vitesh ajo në një lidhje të gjatë dashurie por nuk dihet cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi ka preferuar që gjithmonë çështjet e zemrës t’i mbajë vetëm për veten. Mirëpo, vjen një moment që edhe Leonora duhet të tregojë planet e jetës.

Disa kohë më parë ajo u shpreh se nuk ishte në planet e saj realizimi i një dasme, pasi nuk i pëlqejnë ceremonitë e tilla, ku mund të kënaqen të gjithë përveç çiftit. Mirëpo, diçka ka ndodhur dhe Leonora ka ndryshuar mendje.

Në një intervistë për emisionin “N’Kosovë Show”, Leonora i habiti të gjithë, pasi tregoi se ka vendosur të martohet këtë vit. Leonora nuk ka dhënë një datë, por dasma do të realizohet brenda vitit 2020.