“KA RËNË NGA FIKU”/ Majk ofendon keq Taynën në një postim në Instastory (FOTO) – AlpeGossip
“KA RËNË NGA FIKU”/ Majk ofendon keq Taynën në një postim në Instastory (FOTO)

“KA RËNË NGA FIKU”/ Majk ofendon keq Taynën në një postim në Instastory (FOTO)

Të shtunën e 4 Janarit, e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ishte reperja e njohur Tayna. Përpos performancës live, ajo dha dhe mendimin e saj për kolegët reperë. Gjatë lojës “Paintball” reperja  u pyet se cili reper ‘ka rënë nga fiku’ dhe ajo zgjodhi Majkun.

Më vonë kur u pyet se cili reper nuk ka patur fat në vitin 2019 dhe i uron fat në 2020-ën, Tayna zgjodhi sërish Majkun duke u shprehur: “Është këngëtar i mirë, por ka nevojë me u ngrit”.” Deklaratat e saj i kanë rënë në vesh reperit, i cili ka bërë një status që mendohet të jetë një përgjigje për Taynen.

Në disa postime në Instastory ai shkruan: “Cfarë po thonë dicka se një tranvestit më ka sharë. Tranvestitet. E dini vetë”, duke e shoqëruar shkrimin me disa të qeshura me lot. Më pas reperi është penduar dhe i ka fshirë postimet, kjo sepse ai kështu ka ofenduar një komunitet të tërë.