Sa paska ndryshuar! Publikohen FOTO të rralla: Ja si dukej Eni Çobani nuse – AlpeGossip
Sa paska ndryshuar! Publikohen FOTO të rralla: Ja si dukej Eni Çobani nuse

Sa paska ndryshuar! Publikohen FOTO të rralla: Ja si dukej Eni Çobani nuse

Vetëm pak ditë më parë, Eni Çobani festoi 20-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Avenir Shehu. Pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”, juristja foli për herë të parë mbi dasmën dhe kishte sjellë edhe disa foto dhe video me pamje nga dita e saj më e lumtur teksa u shpreh se kjo video është ruajtur me fanatizëm.

 

 

“Deri të enjten unë nuk kisha fustan sepse më rrinin të shkurtra. Më pas fustanet erdhën nga Italia dhe do doja t’i kisha ruajtur, por vendi ku i mora nuk i jepte. Kemi pasur disa netë dasme. Të premten kam bërë darkën që të ç’lodhesha të shtunën. Të dielën pastaj ishte dita e lotëve kur largohesh nga familja. Kam qarë shumë.

Dasma u bë në janar dhe të gjithë mendonin se isha shtatzënë, por jo. Ne menduam ta bëjmë në janar sepse nuk e pamë si veçanti bërjen e dasmës në verë”, u shpreh Eni Çobani duke treguar edhe vështirësitë që kishte hasur atë ditë pasi ishte shumë ftohtë dhe gjatë gjithë natës kishte mbajtur ngrohëse tek këmbët.