PAS 6 VITESH/ Kiara Tito rikthehet aty ku nisi gjithçka – AlpeGossip
PAS 6 VITESH/ Kiara Tito rikthehet aty ku nisi gjithçka

PAS 6 VITESH/ Kiara Tito rikthehet aty ku nisi gjithçka

Moderatorja shumë e komentuar, Kiara Tito do rikthehet aty ku nisi gjithçka, pikërisht në kompeticionin “Miss Shqipëria”, ku 6 vite më parë ishte pjesëmarrëse.

Kiara do rikthehet si pjesëtare e jurisë së këtij kompeticioni që do mbahet nesër në 6 korrik.

“Kjo foto është shkrepur në vitin 2013, atëherë kur mora pjesë në Miss Shqipëria. Një moment i paharrueshëm. Të shtunën, në datën 6 korrik, rikthehem aty ku nisi gjithçka, por këtë herë në mesin e anëtarëve të jurisë. I uroj shumë suksese të gjitha vajzave. Shihemi të shtunën”, shkruan Kiara.

Kujtojmë që prej dy vitesh Kiara është moderatore e “Doktor Plastik”.