"TUNELI I DASHURISË"/ Do e adhuroni surprizën e Kylie Jenner nga Travis Scott për Shën Valentin (FOTO) - AlpeGossip
“TUNELI I DASHURISË”/ Do e adhuroni surprizën e Kylie Jenner nga Travis Scott për Shën Valentin (FOTO)

“TUNELI I DASHURISË”/ Do e adhuroni surprizën e Kylie Jenner nga Travis Scott për Shën Valentin (FOTO)

Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë nisur herët festimet. Milionerja më e vogël në botë ka marrë më 13 shkurt një surprizë, që çdo vajzë do ta ëndërronte, nga i dashuri i saj.

Reperi ka krijuar ‘tunelin e dashurisë’ për nënën e vajzës së tij.

Mongolja e kozmetikës tregoi me anë të videove tunelin e mbushur me trëndafila të kuq në formën e zemrave.

Ndërsa në vendi ku duhej të kalonte ishte mbushur me qirinj të ndezur dhe kudo mbizotëronte ngjyra e kuqe.

Kur Kylie mbërriti në fund të shtegut të dashurisë u përball me një zemër të ndezur me drita LED.

Ndërsa pritet për tu parë surpriza që reperi ka rezervuar për datën 14 shkurt për yllin e televizioneve.