Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka rrëfyer se ajo pas 25 vitesh ka mundur të takojë idhullin e saj të fëmijërisë, ikonën e televizionit italian Lorella Cuccarini. Me anë të një rrëfimi në rrjetin social Instagram, bashkëngjitur disa fotove nga momenti i takimit, prezantuesja e Tv Klan ka zbuluar se ajo që në fëmijëri ka ndjekur rregullisht televizionin italian dhe se s’i ëndërronte që kur të rritej të bëhej e famshme si Cuccarini.
“Vite me pare i pata kerkuar ne shkallet e TVSH Gazetares se programit te mengjesit qe te me intervistonte sepse nje dite do te behesha e famshme. Kete kasete ku them se “Dua ti ngjaj Lorella Cucarinit” daja im e ruante ne nje arshive speciale te te gjitha daljeve te mia. Ai e kishte televizorin te lidhur me videon dhe kujdesej me fanatizem per kete.
Ja keshtu mbeten gjurmet e historise se jetes ne shirita kasetash qe sot mund te ilustrohen me takime te verteta e te gjalla, te endrrave te femijerise. Lorella Cuçarini mbetet fanastike!”
Prezantuesja e një sërë spektaklesh në ekranet shqiptare ka publikuar edhe një video kur ishte e vogël teksa thotë se ka ëndërr të bëhet showgirl e famshme si ikona Cuccarini. Alketa ka qenë e pranishme në një shfaqje që showgirl-i italian, sot 53 vjeçe, ka dhënë në teatër në Mantova të Italisë nga ku ka marrë impresionet më të mëdha, siç edhe mund të kuptohet nga ato çfarë shkruan e postuan.