NOIZYT SI DEL E KEQJA ME OLTI CURRIN/ Shihni çfarë i punon blogerit: Deshtak merru me... - AlpeGossip
NOIZYT SI DEL E KEQJA ME OLTI CURRIN/ Shihni çfarë i punon blogerit: Deshtak merru me…

NOIZYT SI DEL E KEQJA ME OLTI CURRIN/ Shihni çfarë i punon blogerit: Deshtak merru me…

Ditën e djeshme në të gjitha mediat beri bujë sherri mes reperit Noizy dhe opinionistit Olti Curri. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Olti kishte ironizuar bashëpunimin mes reperit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për kartën e studentit. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Noizyt i cili e quajti publiksiht Oltin te dështuar.

Më pas blogeri i njohur ju kundërpërgjigj duke i thënë: “Ahahah Noizy e paska bo përrall për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë Abetaren edhe pastaj kismet. Ato lekët në story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për s.e.ks.ua.lit.eti.n me duket po ma lyp, po nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim.”

Por siç duket,Noizyt nuk i del e keqja me Oltin dhe së fundmi ka habitur me veprimin e tij. Ai ka komentuar në një postim qe Olti ka bërë së fundmi ku shihet duke pushuar në një lokal.

“Bej tag lokalit të japi pije falas dhe merru me punët e të tjerëve, se vetë s’ke. Dështak”, i shkruan Noizy Oltit në ko mente ndërkohë që ky i fundit ja ka kthyer  menjëherë.

“Ahhaha ik te Portokalli se na gajase me humor se me këngë s’po bën gjë. Të gjitha njësoj ka 10 vjet. Dështak kronik”, përfundon Olti.