Shihni 5 ngjyrat më fantastike të flokëve që duhet ti provojmë para se të vijë dimri – AlpeGossip
Shihni 5 ngjyrat më fantastike të flokëve që duhet ti provojmë para se të vijë dimri

Shihni 5 ngjyrat më fantastike të flokëve që duhet ti provojmë para se të vijë dimri

Ndërsa po lëmë pas vjeshtën, me siguri ndjeni nevojën për të bërë një ndryshim në paraqitjen tuaj. Merrni në konsideratë ndryshimin e ngjyrës së flokëve.

Nëse jeni shumë të guximshme mund të provoni rozën e florinjtë të Kylie Jenner, ose diçka më dimërore si e kuqja e tokës.

Ja nuancat e reja të flokëve që duhet të provoni para se të vijë dimri:

Roza e florinjtë

 

Kjo ngjyrë është një hap përpara rozës që mbizotëron sot fotot e “Instagram”-it. Dhe shembulli i duhur është Kylie Jenner.

 

E kuqja e tokës

E kuqja e sezonit është larg asaj të ndezurës. Vajzat “It” si Amandla Stenberg dhe Sarah Snyder kanë zgjedhur një të kuqe toke me nuancat e blusë. Nëse kjo ngjyrë është e tepërt për ju, provoni versionin më të pranueshëm të Kate Mara, të kuqërremtën “cool”.

“Çokollata” ombre


Ombre bëhet përgjithësisht me ngjyrën bionde, por së fundmi yjet po e ndryshojnë këtë “zakon”. Priyanka Chopra, Selma Hayek dhe Sasha Lane e zbusin rrënjën e tyre natyrale të errët me diçka më të ngrohtë, brunia “çokollatë” që shkon shumë këtë sezon.

Nuancat bjonde

 

Mund të duket kundër intuitës që të bëheni bjonde në dimër, por pse duhet të prisni deri në verë për të provuar një ngjyrë më të shkëlqyeshme dhe të ngrohtë! Provoni stilin e të preferuarës Blake Lively.

E zeza natyrale

 

Gjithnjë e më shumë të famshmet po eksperimentojnë me diçka që e kemi parë shumë rrallë: ngjyrën e tyre natyrale të flokëve. Kjo ngjyrë është më e butë se e zeza sterrë dhe shkon me ngjyrën e lëkurës.