“KAM HARRUAR…”/ Dojna Mema i habit të gjithë me deklaratën e fundit për martesën me Vlashentin (FOTO) – AlpeGossip
“KAM HARRUAR…”/ Dojna Mema i habit të gjithë me deklaratën e fundit për martesën me Vlashentin (FOTO)

“KAM HARRUAR…”/ Dojna Mema i habit të gjithë me deklaratën e fundit për martesën me Vlashentin (FOTO)

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Dyshja shpeshherë publikojnë në rrjete sociale detaje nga jeta e tyre personale pas daljes së tyre publike si çift.Së fundmi, Dojna ka realizuar një bashkëbisedim virtual me fansat e saj në InstaStory, ku ndër pyetjet që ajo zgjodhi që të ju përgjigjte publikisht, ishte ajo për martesën.

“Kur e ke në plan të martohesh?”- i shkruante ndjekësja.

“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.

Mirëpo, teksa të gjithë presin dasmën, Dojna ka bërë deklaratën e papritur! Në rrjete sociale, ajo është pyetur sërish lidhur me martesën si dhe kontratat e çiftit. Por, përgjigjen e Dojnës nuk e ka pritur askush! Moderatorja mund edhe të mos martohet fare!

“A do firmosje ndonjëherë kontratë paramartesore?”- e pyet dikush.

“Unë nuk di a do firmos ndonjëherë kontratë martesore, ti thua paramartesore. Unë kam harruar edhe firmën si e kam.”- ka thënë ajo.