Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare Adelina Ismaili dhe në familjen e saj ka pasur festë pasi vogëlushi Uliksi festonte ditëlindjen.
Djali i Adelinës dhe Valit festonte dje 2 vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungonte dhe festa madhështore e organizuar nga prindërit e tij. Ndonëse Adelina ka zgjedhur që të mos publikojë asnjë pamje nga ditëlindja, bashkëshorti i saj ka bërë të kundërtën pasi ka publikuar një foto ku shihet vogëlushi duke fryrë qirinjtë.
“Të do mami dhe babi. Jetofsh i lumtur gjithmonë”, ka shkruar Vali pranë fotos ku shihet ambient i dekoruar me tullumbace, qirinj dhe ëmbëlsira pa fund.