NË MES TË GREQISË/ Emina Cunmulaj bën grekët të kërcejnë valle shqiptare (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NË MES TË GREQISË/ Emina Cunmulaj bën grekët të kërcejnë valle shqiptare (FOTO+VIDEO)

NË MES TË GREQISË/ Emina Cunmulaj bën grekët të kërcejnë valle shqiptare (FOTO+VIDEO)

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ndonëse prej vitesh jeton në Amerikë nuk ka ngurruar që ta tregojë përherë hapur origjinën  e saj shqiptare dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme ajo ka zbuluar se mundohet që traditat tona t’ia përcjell edhe vajzave të saj.

Së fundmi, Emina ka qenë për disa ditë pushimi në Greqi ku dhe vazhdimisht ka publikuar video. Mbrëmjen e djeshme ajo është argëtuar deri në orët e para të mëngjesit në një lokal ku nuk munguan këngët greke dhe thyerja e pjatave, një traditë e fqinjëve tanë.

Mirëpo, modelja shqiptare ndonëse ndodhej në Greqi ka kërkuar një këngë shqiptare dhe ka kërcyer vallen shqiptare, të cilës nuk i ka rezistuar as stafi i lokalit që kanë nisur të kërcejnë vallen tonë së bashku me Eminën.