PAS DEKLARATËS SË RONELA HAJATIT/ Reagojnë organizatorët e “Festivalit të Këngës”: E ftuam, por… – AlpeGossip
PAS DEKLARATËS SË RONELA HAJATIT/ Reagojnë organizatorët e “Festivalit të Këngës”: E ftuam, por…

PAS DEKLARATËS SË RONELA HAJATIT/ Reagojnë organizatorët e “Festivalit të Këngës”: E ftuam, por…

Fituesja e edicionit të kaluar të “Festivalit të Këngës” Ronela Hajati, e cila përfaqësoi dhe Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën e saj ‘Sekret’ nuk u ftua mbrëmjen e parë të spektaklit që të preformonte këngën e saj ashtu siç e kërkonte tradita.

Dhe për këtë artistja reagoi ashpër ndaj organizatorëve në rrjetet sociale ku shprehej se ndiente ‘neveri’ me këtë veprim nga ana e tyre. (kliko këtu)

 

 

Së fundmi ‘Anabel.al’ ka kontaktuar me organizatorët e Fest 61 në RTSH, të cilët i janë përgjigjur pakënaqësisë që artistja shprehu publikisht ndaj tyre.

Sipas organizuesëve të festivalit, arsyeja përse Ronela nuk ishte e ftuar këtë në natën e parë për të performuar është sepse e tillë ishte formuala e këtij edicioni.  Ata theksuan se e kanë ftuar artisten të japë çmimin e publikut që këtë vit do të çojë Shqipërinë në Eurosong por ajo nuk ka pranuar.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”– u shprehën burimet për Anabel.al.