“KE VETËM NJË TË KEQE…”/ Eneda Tarifa surprizon njeriun më të shtrenjtë për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“KE VETËM NJË TË KEQE…”/ Eneda Tarifa surprizon njeriun më të shtrenjtë për ditëlindje (FOTO)

“KE VETËM NJË TË KEQE…”/ Eneda Tarifa surprizon njeriun më të shtrenjtë për ditëlindje (FOTO)

Eneda Tarifa ka treguar se ka një lidhje shumë speciale me nënën e saj. Herë pas here ndan imazhe në rrjete sociale me të dhe nuk ka dyshim se e ëma është njeriu më i rëndësishëm për këngëtaren.

Kështu, për t’i dëshmuar gjithë dashurinë, Eneda i ka bërë një dhuratë speciale të ëmës me rastin e 68-vjetorit. Ajo ka treguar se i ka blerë një unazë me 68 gurë dhe i ka bërë një urim shumë special në rrjete sociale

“Mam, 68 pranvera per ty, e jeten ma ben si 28… Plot me shoqe e me shoke e me babin qe nuk ta prish kurre… Dua te jem po kaq aktive sa ty kur te shkoj ne ate moshe (edhe pse nga gjasat ashtu duket 😂). Ne pergjithesi kalamajte te nxjerrin te gjitha te palarat por ti s’me ke asnje… Vetem se ke nje te keqe, ke tre festa afer e afer e na duhet te bejme 3 qoka 😂. Ti mblodha kesaj here, 68 gure per ty. Te patsha ne krah edhe keto 100 vite ! Me vone te shohim♥️ @veratarifa”, ka shkruar Eneda, teksa ka publikuar një foto përkrah së ëmës.

Sa i përket Enedës, kujtojmë se ajo ka vendosur që të shkëputet për pak kohë nga ekrani, për t’ju dedikuar projekteve personale. Ajo hoqi dorë nga prezantimi i “Portokallia”-së dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngë të reja.