DONALDI I TREGOI TRIXËS KUPTIMIN E 9 JANARIT/ Reagon Alban Ramosaj: Motra ime luaneshë – AlpeGossip
DONALDI I TREGOI TRIXËS KUPTIMIN E 9 JANARIT/ Reagon Alban Ramosaj: Motra ime luaneshë

DONALDI I TREGOI TRIXËS KUPTIMIN E 9 JANARIT/ Reagon Alban Ramosaj: Motra ime luaneshë

Donald Veshaj i shpjegoi Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së Big Brother VIP, se çfarë do të thotë data 9 Janar për të. Kjo ndodhi pasi në shtëpi u futën disa parashuta me nënkuptime për Bora Zemanin.

Beatrix tha se e kupton dhe se nuk ka pse ndihet në faj. Për këtë gjë ka reaguar dhe vëllai i këngëtares, Alban Ramosaj i cili vuri theksin dhe një herë te shpirti i bukur i motrës së tij.

“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! <3 Luaneshës skanë ç’i bëjnë, mbetet në Throne.“, ka shkruar ai.

Donaldi i tregoi Trixës kuptimin e 9 Janarit/ Reagon Alban Ramosaj: Motra ime luaneshë