ENO POPI LARGOHET PËRFUNDIMISHT NGA SHQIPËRIA? Moderatori zbulon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
ENO POPI LARGOHET PËRFUNDIMISHT NGA SHQIPËRIA? Moderatori zbulon të vërtetën (FOTO)

ENO POPI LARGOHET PËRFUNDIMISHT NGA SHQIPËRIA? Moderatori zbulon të vërtetën (FOTO)

Ditën e sotme në media është publikuar një lajm sipas të cilit moderatori i njohur Eno Popi do largohet nga Shqipëria për t’u bashkuar me familjen e tij që jeton në Kanada. Sipas shkrimeve që qarkullojnë, bashkëshortja e moderatorit, Atena dhe e vogla e tyre, Liv po jetojnë jashtë Shqipërisë muajt e fundit dhe Eno ka qenë në lëvizje për t’i takuar, madje do të largohet përfundimisht nga Shqipëria për t’u bashkuar me to.

RevistaWho.Com ka kontaktuar me moderatorin për të zbuluar të vërtetën. Eno e ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike këtë lajm duke u shprehur: “Asgjë nuk është e vërtetë. Familja ime është këtu me mua”, – shprehet Popi, i cili duket i habitur me shpërndarjen e këtij lajmi. “I kam të gjithë të afërmit këtu: Atena, vajza, babai, vëllai. Të gjithë”,-është shprehur më tej ai.

Moderatori i njohur i ‘Top Channel’ është bërë baba për herë të parë vitin që lamë pas. Vajza Liv erdhi në jetë në SHBA më 24 maj të 2018-ës.