“KOMUNIKONTE ME…”/ Ish-banori i “Big Brother”: Sjellja e Fifit me Sarah, si zënkat në burgun e grave – AlpeGossip
“KOMUNIKONTE ME…”/ Ish-banori i “Big Brother”: Sjellja e Fifit me Sarah, si zënkat në burgun e grave

“KOMUNIKONTE ME…”/ Ish-banori i “Big Brother”: Sjellja e Fifit me Sarah, si zënkat në burgun e grave

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Fifi, vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke u shprehur se duhet të kujdeset për veten.

Banorët e kanë përcjellur Fifin me lot në sy dhe janë mërzitur që ajo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Vendimin për ta lënë lojën në mes erdhi pas ngjarjes së fundit të ndodhur gjatë spektaklit të së martës, ku Fifi humbi ndjenjat.

Pasi u transmetua një klip ku ajo debatonte me Sarah për puthjen që i dha DJ PM, ndërhyri opinionistja, Balina Bodinaku, e cila i tha se po kërkon vëmendje. Këto fjalë e kanë prekur shumë këngëtaren, e cila në një moment nuk u ndje aspak mirë.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, dalja e Fifit nga “Big Brother VIP” u komentua në emisionin “Wake Up”, ku i ftuar në stuio ishte Arjan Bakalli.

Ky i fundit u shpreh se fillimisht e ka parë këngëtaren si një fituese të mundshme të BB VIP. I pyetur nëse ajo nuk do të kishte vendosur që të dilte nga shtëpia, a do të ishte në finale, ish-banori i “Big Brother” tha “jo më”.

“Sjellja që ka bërë ajo me Sarah, të paktën gjatë kësaj jave, mua më ka shokuar. Ishte një sjellje jo “Big Brother” por “burg brother”, sikur ishin te burgu i grave. Ajo fliste e komunikonte me Sarah me një lloj presioni të madh psikologjik dhe ajo thjesht përpiqej të shmangej e ta merrte me të urtë. Pra vazhdo më shaj, bëj ça të duash vetëm qetësohu, sepse ishte e pamundur të komunikoje. Unë ngaqë e kisha parë një personazh të fortë, po më krijohej një personazh keqardhje”, u shpreh ish-banori i BB2, Arjan Bakalli.